Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, familja dhe disa të afërm të tij kanë nisur pushimet e verës në bregdetin shqiptar.Ndërkohë teksa festa e Kurban Bajramit i ka gjetur në qytetin bregdetar të Vlorës, ish-deputeti i LSI-së Flamur Çelaj ka shtruar dje një darkë për Haradinajn dhe mysafirët nga Kosova.Këtë Çelaj e ka treguar përmes një postimi në Facebook ku shkruan se ndihet i nderuar që ka Haradinajn në tryezën e festës së Kurban Bajramit.
“I nderuar të kem Ramushin dhe familjen e tij të mrekullueshme në tryezën e festës së Kurban Bajramit.Gëzuar dhe Mbarësi për gjithë Shqiptarët! Allahu Ju Bekoftë.”-ka shkruar Çela.
Megjithatë bie në sy fakti se pavarësisht se Shqipëria është në një gjendje aspak të mirë të pandemisë gjithashtu edhe Kosova, në tryezën për festën e Bajramit nuk është respektuar aspak distanca sociale./javanews