Historia e Wolf Messing, një hebre i Polonisë, që siç përshkruhet kishte fuqi të lexonte dhe ndikonte mendjen e njerëzve, është e pazakontë.

Vetë ai thoshte se në fakt nuk kishte të bënte me mendjen, por me muskujt e personit të cilit i imponohej.

Messing emigroi herët në Berlin ku bëri punë nga më të zakonshmet, deri sa gjeti një vend në cirk. Aty aftësitë e tij u vunë në pah: gjente objekte të fshehura, lexonte mendjen, pëarashikonte të ardhmen dhe impononte madje vullnetin e tij.

Të gjitha vetëm me fuqinë e mendjes së vet. Thuhet se gjatë një turi në Vjenë ai drekoi me Freud dhe Einstein, me kërkesë të tyre.

Një trio hebrejsh në agun e një genocide kundër tyre. Legjenda thotë se Messing i tha Freud të mendonte diçka dhe ai do ta gjente.

Thuhet se Freund mendoi t’i jepte tre qime nga mjekra e vet dhe Messing u çua e ia shkuli duke e pyetur:

“Këtë mendove?”

Messing do ta fuste veten në telashe kur në Varshavë parashikoi në një teatër se “nëse Hitelri deklaron luftë në Lindje, ai do të vdesë”.

Pas kësaj nisi ndjekja e tij dhe gatë pushtimit të Varshavës u arrestua. Hitleri u bind për ta ndjekur magjistarin pas konfirmimit të astrologut të tij, Eric Ganussen, që thuhet se ishte ballafaquar njëherë në skenë me Messing.

Thuhet se magjistari iku nga burgu pasi hiponotizoi rojet që i hapën derën. Lëvizi drejt Bashkimit Sovjetik ku fama e tij kishte kohë që kishte shkuar.

Në takimin me liderin sovjetik, ky i fundit e urdhëroi që të shkonte të nesërmen në daçën e tij pa leje. Messing u paraqit para liderit sovjetik pasi siç thuhet kishte kaluar rojet duke bërë të besonin se ishte Lavrenti Beria.

Stalini i kërkoi të merrte 100 mijë rubla në Bankën Qendrore dhe në fakt hebreu e kreu edhe këtë detyrë.

Thuhet se lodrat e tij të pashpjegueshme kanë frymëzuar edhe shkrimtarin Mikhail Bulgakov në librin e tij “Mjeshtri dhe Margarita”.

Fama e tij u rrit pasi parashikoi nisjen e luftës duke shtuar se “i shihte tanket sovjetike të hynin në Berlin”.

Stalini e mbajt larg hebreun pasi një mendje aq dyshuese dhe planifikuese nuk mund të rrezikonte të zbulohej nga një njeri si Messing.

Ironia e fatit të tij e desh që të vdiste i tmerruar nga ideja e vdekjes, të cilën e parandjeu më tepër sesa e parashikoi.

Thuhet se kishte një rol në akademinë e shërbimit sovjetik të sigurisë, ndonëse për njerëz të tillë spekullimi bashkohet me perceptimin duke mjegulluar çdo të vërtetë.