Ina Kollçaku, një show girl mjaft simpatike e cila njihet për sinqeritetin e saj ka qenë e ftuar në emisionin “Ora Verore” në RTV Ora, e cila ka dhënë një intervistë pa doreza për gazetarin Ronaldo Sharka. Gazetari e ka pyetur nëse ajo është pro ndaj një jete si një nënë pa bashkëshort dhe Ina ka treguar një histori me babain e saj.
“I them tim ati, o ba nëse unë nuk gjej partnerin e duhur, a mund ta bëj unë fëmijën me mbjellje? Më pa dhe i them po çke se pa s*ks do e bëj. Më pa prap e më tha kur të vdes unë mund të ndodhë. Ime më është shumë ndryshe nga im at, është poete dhe ajo e pranon nuk e ka aspak problem.
Unë jam shumë pro familjes dhe nëqoftëse unë kaq e çmendur sa jam, nuk do kem një partner, do doja prap shumë një fëmijë. Por është shumë e vështirë që për shoqërinë shqiptare të pranohet një nënë beqare pa bashkëshort, është shprehur Ina.