Bisedimet për rinovimin e Zlatan Ibrahimovic me Milanin ndodhen në fazat përfundimtare. Duke përjashtuar kthesat e bujshme, kampioni suedez do ta zgjasë kontratën me kuqezinjtë edhe për një vit më tej. Ai kishte kërkuar 7 milionë euro pagë, por ndjenja është se marrëveshja mund të mbyllet edhe me pak më pak. Ibra, ndërkohë, nuk ka thënë asnjë fjalë, duke u bërë i gjallë përmes Instagram-it me një postim mjaft të kriptuar. Pa fanellë veshur dhe me flokët të lëshuar mbi fytyrë, sytë e ngulitur poshtë dhe një mesazh për tu deshifruar: Kam lindur në errësirë. Por, tifozët kuqezinj mund të qëndrojnë të sigurt, pasi tymi i bardhë për marrëveshjen e re mund të arrijë deri në fund të kësaj jave.