Për shkak të pandemisë së COVID-19 që ka prekur mbarë botën lëvizjet e qytetarëve u kufizuan. Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi transportin, sipas të cilit numri i fluturimeve të kryera, në korrik të vitit 2020 është 1.926 duke shënuar një rënie me 40,1%, ndaj korrikut të 2019-s.
Referuar INSTAT, në muajin korrik 2020, transporti ajror i pasagjerëve zë 72,2% të transportit gjithsej. “Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në shtatëmujorin e 2020-s është 706.556 pasagjerë duke u ulur me 60,7%, krahasuar me shtatëmujorin e 2019-s”, thuhet në raportin e INSTAT.