DUESSELDORF, GERMANY - AUGUST 09: In this handout image provided by UEFA Antonio Conte, Manager of Inter Milan speaks to the media during a press conference ahead of their UEFA Europa League Quarter Final match against Bayer 04 Leverkusen at Merkur Spiel-Arena on August 09, 2020 in Duesseldorf, Germany. (Photo by UEFA - Handout/UEFA via Getty Images)

Me një finale të Europa League akoma për t’u luajtur dhe, nëse është e mundur, për t’u fituar, Inter-i po mendon edhe për të ardhmen dhe goditjet në merkato për sezonin e ardhshëm. Antonio Conte duket se i ka shprehur preferencat e tija për blerjet që do për sezonin 2020/21. Janë të paktën tre objektivat që nuk duhen humbur.

Sipas Corriere dello Sport, përveç Hakimit të zyrtarizuar kohë më parë, Conte ka shprehur dëshira të tjera. Emri i parë është ai i Sandro Tonali-t, me zikaltrit që kanë arritur tashmë një marrëveshje me lojtarin e Brescia-s: 3.5 milionë euro, plus bonuse, për pesë vitet e ardhshëm.

Emri i dytë është ai i N’Golo Kante i Chelsea-t. Francezi, bashkë me Ndombele, është ëndrra e vërtetë e merkatos zikaltër. Kostot e këtyre operacioneve janë të larta, por dëshirat e trajnerit mund të plotësohen në rast të një triumfi në Europa League.

Emri i tretë është ai i Emerson Palmieri. Conte e njeh shumë mirë ish-Roma-n, duke parë se ka punuar me të në kohën e Chelsea-t. Në këtë rast duhet gjetur marrëveshja me Blutë, që e konsiderojnë lojtarin një element me vlerë të skuadrës.