Mundo Deportivo ka thënë që Inter “ka një avantash shumë më të madh se PSG, Manchester City dhe Manchester United” në garën e tyre për të nënshkrur me Lionel Messi, shkaku i taksave në Itali Legjenda e klubit katalunas ka kërkuar me anë të një faksi sot që të lirohet nga kontrata një vit më herët si transfer i lirë, edhe pse Barcelona mendon se ajo pjesë e kontratës ka skaduar. Nëse ai largohet, atëherë ka vetëm disa klube në Europë që mund të paguajnë pagën e tij.

“Interi ka avantazh të pastër para PSG, Manchester City dhe Manchester United për shkak të ligjit të taksave në Itali”, ka shkruar gazetari i Mundo Deportivo, Francesc Aguilar në Twitter. “Interi e ka shumë më lehtë ta kryejë operacionin dhe Leo do të paguante më pak taksa në Itali sesa në Spanjë apo Angli”. Rasti Messi është i njohur në botë ku babai i tij ishte akuzuar për evazion fiskal më 2016.

Babai i Messi ka blerë një apartament luksoz në qendër të Milanit para disa muajve gjë që kishte bërë që Gazzetta dello Sport të spekulonte që edhe djali i tij do të vijë të jetojë në këtë qytet. Nuk ishte një marrëveshje për patundshmëri, duke e lejuar kështu Jorge Messi që ta regjistronte shtëpinë si rezidencë të tij, e cila gjë do të thotë se ai mund të përfitojë në ligjin për taksa që inkurajon investimet e huaja në vend.

Kjo ishte njëra prej arsyeve që Cristiano Ronaldo kishte zgjedhur që të largohet nga Real Madridi për në Juventus më 2018. Në anën tjetër RMC Sport në Francë beson shumë që të vetmit kandidatë që mund të transferojnë Messin janë Interi dhe Manchester City i Pep Guardiolës.