“Më shumë se 26,000 banorë në fshatrat përreth qytetit të Belshit kanë përfituar nga rikonstruktimi i dy rrugëve dytësore. Falë mbështetjes së BE-së tani ata mund të transportojnë produktet e tyre bujqësore më shpejt dhe gjithashtu të mirëpresin më shumë vizitorë”, thekson Delegacioni i BE në Tiranë lidhur me investimet në Elbasan.

Bashkimi Europina në Tiranë thekson se “Bashkimi Eropian është i pranishëm në qytetin e Belshit, përmes investimeve të tij në rrugën vendore me këndin e BE-së në bashki.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ishte atje pas fillimit të fushatës “Europa është këtu” dhe u takua me kryetarin e bashkisë, Arif Tavani.

Në këndin e BE-së, qytetarët, të rinj, fermer dhe biznese mund të marrin informacion për programe të ndryshme të BE-së sipas nevojave të tyre.

Rruga Grekan-Dëshiran- Vlashuk me një gjatësi prej 13.5 kilometra është e financuar nga BE-ja . Rehabilitimi i saj ka ndihmuar 15.000 banorë të zonës për t’i transportuar më shpejt produktet e tyre bujqësore në Elbasan, Berat dhe Fier.

“Dërvish Elezi, një fermer i shafranit nga Grekani, ka ndërtuar pranë rrugës një laborator ku përpunon shafranin. Gostime-Gjyrale-Belsh është një tjetër rrugë dytësore e financuar nga BE-ja më një gjatësi 16 km. Ndërtimi i saj e ka reduktuar me rreth 80% kohën e udhëtimit nga Gostima në Elbasan për rreth 11.500 banorë të Gostimes”, thuhet në videon e shpërndarë nga Delegacioni i BE-së në Tiranë.