Investimet në turizëm kanë shënuar rritje dhe shtrirje gjeografike nga veriu në jug të vendit gjatë 2019-2020. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të mrekullueshme nga investimet miliona euro falë dhe politikave mbështetëse të qeverisë, të realizuara në turizëm dhe agroturizëm. Rama nënvizon se kjo është puna e palodhur e atyre që nuk rrinë duke u ankuar nëpër klube e profile fallco.

“MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje të mrekullueshme, ku puna e shqiptarëve që nuk vrasin kohën duke sharë e duke u ankuar nëpër klube e profile fallco, ka krijuar falë edhe politikave tona të reja mbështetëse, burime mbresëlënëse fitimi aty ku deri para ca vitesh kishte ferra e braktisje, ju uroj pushime të mbara e shëndet familjarisht, të gjithë shqiptarëve që kanë zgjedhur gushtin si kohën për të shijuar Shqipërinë”,- nënvizon Rama, ndërsa publikon dhe shifrat e investimeve si në hoteleri e restorante, sa i takon turizmit, ashtu dhe në agro-turizëm.

Investimet në Turizëm 2019-2020 Durrës: 152 500 00 euro Sarandë: 9 500 000 euro Vlorë: 39 600 000 euro Lezhë: 3 400 000 euro Shkodër: 5 700 000 euro Kavajë: 29 500 000 euro Himarë: 79 600 000 euro Korçë; 23 000 000 euro Berat: 22 200 000 euro Tropojë: 5 000 000 euro Tiranë 254 800 000 euro

Investimet në agroturizëm 2018-2020 Tiranë 1 000 000 euro Lezhë 243 000 euro Berat: 322 000 euro Dibër: 599 000 euro Durrës: 781 000 euro Vlorë: 474 000 euro Fier: 305 000 euro Shkodër: 66 000 euro Gjirokastër 432 000 euro Korçë 664 000 euro