Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas njoftimit të bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë pranë Partisë Demokratike, i cili tha se ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri e cilëson këtë si mashtrim, ndërsa ironizon duke shkruar “Filloi mashtrimi nr.2! “Lugen ne brez” e turruni per nje vend pune! Ka per te gjithe “tasi i supes! Idealizem i gjalle!!!”.