Dhe tela shet nuk kanë të sosur për aktorin e njohur të serialeve turke, Özcan Deniz Edhe këtë herë pr oblemet vijnë nga ish-bashkëshortja. Ndarja e bujshme e qershorit të vitit të kaluar, pas vetëm 15 muajve martesë, u shoqërua me lajme të njëpasnjëshme për arsyet e ndarjes. Me sa duket, ende asgjë nuk është mbyllur. Özcan Deniz, aktori i njohur për rolin e Kahramanit në serialin “Një pjesë e imja”, vazhdon të ketë probleme me ish-bashkëshorten 20 vite më të re. Sipas mediave turke, ka një krizë tjetër mes Özcan Deniz dhe Feyza Aktan… Çifti i dhanë fund martesës 15-mujore në qershor 2019, por vendosën të ndaheshin në paqe dhe të ruanin raportin pas lindjes së djalit. Ndonëse nuk ia dolën …
Feyza Aktan, me të cilën aktori ka edhe një djalë, Kuzey, pretendon të marrë nga ai 15 milionë lira turke ose, në të kundërt, kërkon të martohet sërish me Deniz: “Le të martohemi përsëri ose do më japësh një shpërblim prej 15 milionë lirash”,- pretendohet t’i ketë thënë Aktan aktorit shkruan Class. Nuk dihet se cilin prej “kushteve” do të zgjedhë Ozcan Deniz, por, me sa duket, është i bindur se ish-partnerja e tij ka shf rytëzuar të gjitha mënyrat për të fituar sa më shumë para nga ai.
Ndërkohë, Ozcan Deniz po punon për një projekt të ri, që pritet të nisë transmetimet së shpejti. Ai është i njohur në vendin tonë për rolet e ndryshme në serialet turke si Kahramani te “Një pjesë e imja” dhe Faruk te “Nusja nga Stambolli”.