Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat, që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie. ISHP thekson se studimet e deritanishme nuk e kanë konfirmuar se koronavirusi mund të transmetohet te fëmija përmes qumështit të gjirit.
Mesazhi i ISHP: ? 1-7 Gusht 2020 Java Botërore e Ushqyerjes me gji ?? Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej. Nëpërmjet tij fëmijët marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme. Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet: ??Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli ??Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben ??Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe ?Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura #JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji UNICEF Albania