Mungesa e lagështisë së ajrit luan rol në përhapjen e virusit Corona. Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca e maska, të kontrollohet ajri, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur dhomat ngrohen.
Një grup studiuesish në Lajpcig dhe në Indi kanë arritur në konkluzionin, se lagështia e ajrit influencon përhapjen e virusit Corona. “Nëse lagështia relative e ajrit në dhoma është nën 40%, atëherë pjesëzat e ajrit të lëshuar nga të infektuarit thithin më pak ujë, mbeten të lehta, rrotullohen në ajrin e dhomës dhe thithen kështu nga njerëzit e shëndetshëm.” Kështu është shprehur, Ajit Ahlavat, nga Instituti për Studimet Troposferike në Lajpcig të enjten, sipas agjencisë së lajmeve, dpa. Në sfond të studimit qëndron rruga e përhapjes së virusit përmes aerosoleve, një përzierje shumë e vogël pjesëzash në ajër, krahas infektimit me teshtimë.
Ekipi i fizikantëve nga Qendrës Tropos dhe Laboratorit Kombëtar të Fizikës në Nju Delhi, CSIR kanë marrë në shqyrtim 10 studime ndërkombëtare, të publikuara në vitet 2007-2020 për ndikimin e lagështisë së ajrit në mbijetesën, përhapjen dhe infektimin me viruset e gripit dhe lloje të ndryshme virusesh të Coronës. Rezutatet u publikuan në revistën e specializuar, “Aerosol and Air Quality Research.” Studiuesit rekomandojnë, krahas masave të zakonshme si distanca dhe ma ska, të kontrollohet edhe ajri. Një lagështi relative prej 40% deri 60% mund të reduktojë përhapjen e viruseve dhe thithjen e tyre nga mukoza e hundës. Rezultatet kanë rëndësi për periudhën e dimrit të ardhshëm, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish qëndrojnë në dhoma të nxehura.
“Ngrohja e ajrit të freskët sjell tharjen e tij.
Në zonat klimatike të ftohta apo mesatare ajri në dhomanë kohën kur përdoret ngrohja është shpesh shumë i thatë, kjo mund të nxisë përhapjen e virusit të Coronës”, shpjegon Alfred Wiedensohler nga qendra Tropos, sipas dpa. Kur lagështia është e madhe, pjesëzat e ajrit zmadhohen e bien më shpejt në tokë.