Një grup ekspertësh në parandalimin e infektimeve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Karolinës së Veriut (SHBA) ka publikuar një artikull në revistën shkencore “JAMA Internal Medicine”, ku rendisin maskat më efikase në mbrojtjen ndaj koronavirusit.
Sipas studimit të tyre, maskat që mbrojnë më shumë janë ato N95, me një efikasitet prej 95%. Këta ekspertë mendojnë se këto maska jo vetëm janë më efikase, por zgjasin edhe më shumë sesa maskat kirurgjikale.
Gjithsesi, edhe maskat kirurgjikale, pavarësisht se nuk kanë 95% efikasitet, ndihmojnë shumë për parandalimin e infektimeve.