Siç raportuam edhe më herët, ekipi i Crvena Zvezdës ka zhvilluar stërvitjen në fushën e blertë të impiantit “Air Albania Stadium”, në prag të sf idës së kësaj të marte në “Champions League” me Tiranën. Futbollistët e ekipit serb, u panë duke bërë ushtrime me top, ndërsa vëmendjen e mediave e mori edhe gazetarja e Fax News, Klevisa Alinani
Ajo u fi lmua pranë trajnerit Dejan Stankovic, duke i kërkuar këtij të fundit të bënte një fotografi me të. Moderatorja e “Fax Sport” është një tifoze e Milanit, ndërsa në duar mbante një fanellë zikaltër, të cilën Dejan, si një ish-lojtar i saj nuk ka se si të mos ndjehet i emocionuar dhe krenar.
Gazetarja ka zgjedhur që autografin e teknikut serb të kishte në një fanellë të ekipit që ka luajtur, e përveç kësaj edhe për t’ia dhuruar pastaj bluzën zikaltër me firmën e Stankovic vëllait të saj që është tifoz i Interit. Kjo është edhe arsyeja pse një ‘milaniste’ shfaqet me ngjyrat zikaltër në duar…