Dua Lipa është një nga këngëtaret më të famshme në botë, por bashkë me të shumë të ndjekur janë edhe familjarët e saj. Që nga prindërit Anesa e Dukagjini deri tek motra Rina dhe i vëllai Gjini, numërojnë me qindra mijëra followers në Instagram. Si Dua edhe ata na kanë treguar se janë shumë të lidhur me Kosovën e Shqipërinë, si edhe kulturën, traditat e historinë e kombit tonë.

E teksa 25-vjeçarja ndodhet në SHBA me Anwar, familja e saj ka vendosur të marrë disa ditë pushimesh. Disa ditë më parë i pamë në Mal të Zi, ku iu bashkua edhe Ledri me Sarën. Dhe duke qenë se ishin kaq pranë, nuk mund të humbisnin bregdetin shqiptar.

Së fundmi, ata na kanë treguar se ndodhen në jug të Shqipërisë, duke ndarë foto vërtetë të bukura në rrjetet sociale. Nuk e dimë se sa do zgjasin pushimet e tyre dhe çfarë vendesh të tjera do vizitojnë, por fakti se ata zgjodhën Shqipërinë këtë verë na bën të ndihemi vërtetë mirë.