Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 6 humbje jete nga koronavirusi,(dje ishin 4) për një total prej 35 483 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore. Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 996 raste të reja pozitiv,( dje ishin 1365) për një total prej 269 214 të prekurish nga Covid.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 vik tima dhe 135 raste të reja pozitiv. Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vde kjeve është 16 865 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në rreth 100 mijë. Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, të cilat në gusht filluan të tejkalojnë një mijë raste të reja infeksioni në ditë, duket se e kanë ende nën kontroll situatën. Këto tri vende kanë patur pak më shumë se 20 infeksione të reja për 100 mijë banorë në dy javët e fundit, shumë poshtë mesatares europiane për të njëjtën periudhë ( mesataja europiane është rritur nga 38 në 46 sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve).