Lajmi se Leo Messi mund të largohet nga Barcelona këtë verë ka ala rmuar tri ekipe dhe kanë nisur llogaritjet nëse i kanë numrat për ta finalizuar transferimin më të madh në histori. 33-vjetët që i ka Messi nuk e sprapsin asnjë ekip për të luftuar dhe për t’i siguruar shërbimet e tij. Të ëndërrosh është falas dhe ëndrrat askush s’mund t’ia ndalojë askujt, këtë po bëjnë Inter, Manchester City dhe PSG që më shumë se kurrë kanë shpresa se mund ta bëjnë realitet dhe ta bindin Messin të ndërrojë skuadër.
Që Messi të largohet, Bartomeu duhet të bëjë të njëjtën gjë që bëri Florentino Perez me Cristiano Ronaldon në vitin 2018: duke ulur çmimin dhe mundësinë për diskutime. 700 milionë euro që presidenti i ka vënë Messit, duhet të bie dhe të rinegociohet çmimi, por do të ndodhë vetëm me vullnetin e Barçës.
100 milionë? 150 milionë? Sa vlen Messi? Këto shifra nuk do të jenë shumë shqetësuese për klubet q e duan, aq më pas për Cityn dhe PSG-në, klubet e sheikëve. Si asnjëherë më parë, edhe në Barcelona mendojnë se asgjë nuk është për t’u marrë me shaka pasi Messi vërtet është me një këmbë jashtë Barcelonës.