Bashkia e Tiranës ka lancuar nismën më të re dhe sigurisht në fokus të saj janë të rinjtë. Të gjithë personat që janë deri në moshën 25 vjeç që e kanë pasion teknologjinë mund të aplikojnë duke dërguar projektin e tyre për ndërtimin e një aplikacioni mobile. Si mund ta fitosh këtë konkurs? Thjesht krijo një aplikacion për Tiranën dhe apliko sepse ke afat deri më date 20 Shtator 2020. Fituesit do të ketë mundësinë e një internship-i për 4 muaj në Bashkinë e Tiranës.
Në total do të ketë 12 të rinj që do shpallen fitues. ata do të përzgjidhen nëpërmjet procedurës së konkurrimit, dhe pas përzgjedhjes do të punojnë në 3 Skuadra Pune, për të realizuar dhe përfunduar gjatë periudhës 4 mujore të praktikës, 3 aplikacionet duke bashkëpunuar nga afër me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave, pranë Bashkisë Tiranë.
Projekti “APPS CHALLENGE – TIRANA”, është projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës, e cila gjithmonë u krijon hapësira të rinjve të talentuar që të integrohen në punë, duke i stimuluar ata përveç se me nisma edhe me vlera monetare.
Praktikantëve fitues do ti akordohet një çmim individual bruto, prej 41,666 lekësh si edhe një çmim secilës prej 3 skuadrave të punës sipas renditjes përfundimtare:
• për vendin e parë çmimi prej 110,000.00 lekë;
• për vendin e dytë çmimi prej 90,000.00 lekë;
• për vendin e tretë çmimi prej 80,000.00 lekë;
Për më shumë informacion dhe detaje si të aplikoni klikoni në linkun më poshtë.
https://tirana.al/faqe/projekti-apps-challenge-tirana?fbclid=IëAR0zJoZRfLbRaMR2dXëBP5DMNXxEëyTblë6-CvnzSQzrSO_o0AxQkodsLZ8