Eliminimi i parakohshëm nga Cahmpions League ka lënë shenjë në shtëpinë e Juventus-it. Bardhezinjtë kanë ndryshuar trajner, duke zëvendësuar Maurizio Sarri-n me Andrea Pirlo-n. Por revolucioni duket se nuk do të ndalet këtu dhe Zonja e Vjetër mund të bëjë ndryshime të tejra.
Sipas Don Balon, Juventus ka vënë në shënjestër dy lojtarë të Real Madrid. I pari është Isco, prej kohësh i kërkuar nga bardhezinjtë. I dyti është Luka Jovic, ish-talenti i Eintracht Frankfurt, që nuk ka bindur në Madrid.
Do të bëhej fjalë për dy goditje të ngjashme me atë të Cristiano Ronaldo-s në 2018-ën. A do të përsëritet historia?