Juventus po punon për të përf orcuar skuadrën për sezonin e ri. Njëkohësisht, Zonja e Vjetër duhet të bëjë llogaritë me shitjet e mundshme të yjeve të saj. Mbi të gjitha atë të Paulo Dybala. Duket se është pikërisht numri 10 bardhezi i përzgjedhuri për t’u sakrifikuar.

Gjithsesi, drejtuesit nuk duan të shesin lirë. Ja pse po mendojnë për një plan që do ta shihte argjentinasin protagonist në një negociatë për… Paul Pogba. Sipas Tuttosport, drejtuesit e kampionëve të Italisë janë gati të ofrojnë Dybala për të kthyer në Torino kampionin e botës.

Megjithatë, në rast se do të vendosej që Joya të mos shi tej, atëherë i sakrif ikuari do të ishte njëri mes Douglas Costa-s dhe Bernardeschi-t, me të parin që pëlqehet më shumë nga Dja jtë e Kuq. Braziliani vlerësohet 35-40 milionë euro nga Juventus, ndërsa Pogba kushton të paktën 100 milionë euro.