Një 92-vjeçar në Vitenam ka mbi 80 vite që nuk i pret flokët e tij, pasi beson se nëse e bën një veprim të tillë do të vd es. Nguyen Van Chien, nga rajoni jugor Mekong Delta i Vitenamit, thotë se ndjek një besim që e këshillon një person të mos bëjë ndryshime në fizikun e tij. 92-vjeçari nga rajoni i Mekong Delta iVietnamit, i cili ka flokë plot 5 metra të gjatë ka plot 80 vite që nuk i pret, larë apo krehur.

“Unë besoj se nëse i shkurtoj flokët do të vd es dhe nuk guxoj të ndryshoj asgjë, madje as ti kreh.” tha Chien, i cili është pjesë i një besimi që thotë se nuk duhet të ndryshosh asgjë. Djali i pestë i Chienit, Luom, 62 vjeç, e ndihmon atë të menaxhojë flokët e tij gjigante. Edhe ai beson në lidhjen midis flokëve dhe vd ekshmërisë.