A e dini se në Parkun e Madh të Liqenit është një zonë barbeque, ku mund të kaloni një fundjavë të bukur me një peizazh fantastik?

Hapësira rekreative e ndërtuar buzë liqenit dhe e rrethuar me gjelbërim ka të gjithë elementët e nevojshëm si: skara, tavolina, stola, kosha, për një piknik në natyrë!

Kështu që këtë fundjavë, merrni miqtë dhe familjarët e shkoni te Parku i Madh i Liqenit. Ndërkohë që fëmijët luajnë e argëtohen te këndet e lojërave, të rriturit mund të bëjnë barbeque dhe të shijojnë disa orë qetësie.