Mijëra kinezë garuan në ankand për të blerë një numër telefoni “fatsjellës”, i cili përfundimisht u shit për një shumë marramendëse prej 2,25 milionë juan ose 300 000 dollarë Ky numër telefoni përfundon me pesë 8-ta, një numër i konsideruar si fatsjellës, sepse fjala “tetë” në gjuhën mandarine është homonim me fjalën “begati”. Në ankand morën pjesë më shumë se 5 000 persona. Në Kinë është e zakonshme që kompanitë, të cilat kërkojnë t’u bëjnë përshtypje klientëve të tyre, ose individë të pasur, të paguajnë për një numër telefoni që konsiderohet “fatsjellës”.

Numri 8 është më i kërkuari, duke qenë se tradicionalisht është shenjë e fatit dhe suksesit. Kur Pekini priti Olimpiadën 2008, ceremonia e hapjes nisi zyrtarisht në 8:08 të mëngjesit të 8 gushtit. Numri më pak popullor është 4, që në gjuhën mandarine shqiptohet si fjala “vde kje”.