Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, dëshiron ta sjellë në Camp Nou mesfushorin e Liverpoolit, bashkatdhetarin e vet Georginio Wijnaldum. Koeman u emërua trajner i Barcelonës të mërkurën dhe menjëherë ka nisur ta ndryshojë skuadrën nga rrënjët, edhe pse nuk ka shumë para në dispozicion. Sipas mediave holandeze, përforcimi i parë që Koeman dëshiron ta bëjë është bashkëkombësi i vet Wijnaldum.

Ai shihet si lojtar i lirë, duke qenë se e ka vetëm edhe një vit kontratë me Liverpoolin. Koeman dhe Wijnaldum njihet shumë mirë, për shkak se kanë punuar së bashku në Kombëtaren e Holandës, të cilën e udhëhiqte Koeman deri kur e braktisi për Barcelonën.