Pas finales së Champions League që do të luajë mbrëmjen e sotme me Bayern Munich, Philippe Coutinho do të kthehet te Barcelona. Huazimi që e lidhte me skuadrën gjermane do të përfundojë pas ndeshjes së fundit të sezonit, por e ardhmja e brazilianit mbetet e pasigurt.
Sipas Mundo Deportivo, trajneri i ri i Barçës, Ronald Koeman, e pëlqen shumë Coutinho-n dhe është gati ta mbajë në ekip për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, holandezi do të flasë në fillim me lojtarin për të kuptuar qëllimet dhe planet që ka ai për të ardhmen. Kështu, Cou mund të kthehet nga i padëshiruar në një element kyc te skuadra e Koeman.