Kompania ajrore “Finnair” do të shkurtojë deri në 1.000 vende pune për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit dhe kufizimeve të udhëtimit, njoftoi të martën linja ajrore finlandeze.
“Në përgjithësi, 2 800 punonjës në Finlandë do të preken nga shkurtimet e vendeve të punës ose pushimet e përkohshme”, tha kompania në një deklaratë.
“Të ardhurat tona janë ulur ndjeshë, dhe kjo është arsyeja pse thjesht duhet të rregullojmë kostot sipas madhësisë sonë të re”, u shpreh Topi Manner, kreu ekzekutiv i “Finnair”.
Linja ajrore ka gjithsej 6 700 të punësuar, nga të cilët 6 200 në Finlandë.