Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale ka ‘thumbuar’ ashpër Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Spahiu shkruan se mëngjesin e sotëm teksa po lexonte gazetat vërehu se 90% e tyre, sipas tij, kritikonin Ramën. Teksa e quan një mrekulli opozitare këtë, Spahiu hedh dyshimet se mos vallë këto media i paguan Meta dhe Berisha.
“Mirmëngjes:
Sot lexova gazetat shqiptare: 90% e tyre kritikonin qeverinë dhe shanin Edi Ramën. U gëzova shumë. Unë e quaj mrekulli opozitare dhe i duartrokas por kisha një pyetje:
Shqipëria qenka model i pavaresisë mediave dhe fjalës së lirë apo këto i paguan më shumë Meta me Berishën?”, shkruan Spahiu. Kjo deklaratë e Spahiut vjen pas aku zave të Presidentit Meta se media shqiptare nuk është e lirë dhe vuan nga presioni i politikës, madje bëri thirrje për të krijuar një media të re.