Përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së ka thënë vijon që të jetë i gatshëm për të lehtësuar komunikimin mesa palëve në Bjellorusi për zgjidhjen e konfliktit.

Sipas Ramës, OSBE duhet të bëhet lehtësuese për këtë makth që po kalon Bjellorusia. Ai ka shtuar se takimin në Vienë e ka thirrur për të ofruar sërish një mundësi dialogu në Bjellorusi megjithëse ai ka thënë se u takon bjellorusëve se si do ecin përpara. Kreu i OSBE është shprehur se konflikti zgjidhet në Minsk dhe jo nga OSBE, pasi kjo e fundit do të ofrojë vetëm lehtësimin e dialogut si palë e tretë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“OSBE duhet të bëjë atë që mundet për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq. Dhuna kaq gati të shpërthejë, që të kuptohet dhe që vendi të eci përpara duhet një mirëkuptim dhe bashkëpunim në Bjellorusi. Roli ynë duhet të jetë ndihmë që kjo të ndodhë.

Së pari sado të forta që janë opinionet për të luajtur këtë rol, nuk na takon të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë.

Së dyti sado të forta të jenë ndjenjat që ne si individëve që shohim skena të tilla nuk na takon ne të marrim anë.

Së treti ne nuk po kërkojmë rolin e vjetërsuar të të dy palëve. Thjeshtë duhet të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh në këtë moment kritik. Shqetësimet për zgjedhjet janë të qarta. Zgjedhjet nuk mundën të vëzhgohen nga OSBE dhe këtë analiza kanë theksuar arsyet. Më pas vijoji përgjigja e qeverisë për protestat. Ndalime në masë kufizim i mediave dhe në informacion. Monitorimi nga OSBE tregon që qindra gazetarë janë arrestuar dhe janë dëbuar apo edhe dhunuar. “ tha Rama.

Më pas kreu i OSBE ka shtuar: Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të rrimë mënjanë. Bjellorusia është si një mike për ne. Por miqtë duhet të kujtojnë të vërteta. OSBE është themeluar për respektim e plotë të drejtave të njeriut. Fuqia jonë mbështete si organizatë dhe të gjitha shtete vendosmërisht në këto parim dhe nuk mund të ketë tërheqje. Nuk mund të ketë asnjë “por”. Këto janë parime. Bjellorusia nuk është e para që arrin në këtë pikë dhe nuk do jetë e fundit. Kjo është arsyeja që nisma për tu bërë si një urë lehtësuese për Bjellorusinë që të dal nga kjo situatë. Të zhvillojmë këtë mjet për funksionimin e lehtësimit kur gjërat ecin keq. Për uljen e tensioneve për të ofruar një këshillim si palë e tretë pa tensione. Kemi kaq shumë energji demokratike me shtetet anëtare. Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave kundër saj Ne mund të bëjmë një rol ndihmues për këtë dialog. Për të parandaluar dhunën e mëtejshme. Sado keq të jenë gjërat duhet të ketë pajtim. Duhet të shohim para. Por kjo duhet zgjidhur në Minsk, me popullin bjellorus. Duhet gjetur një rrugë e përbashkët për këtë. Si kryetar i radhës së OSBE mbetem i gatshëm për ta krijuar këtë mundësi. Koha vrapon më shpejt. Për të ndihmuar të shkrihet akulli mesa dy palëve në Bjellorusi” tha Rama.

KRYESIMI I OSBE NGA SHQIPËRIA??Vienë – Mbledhja e posaçme Këshillit të Përhershëm të OSBE- së për situatën në Bjellorusi

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 28. August 2020