Kryeministri i Francës, Jean Castex, tha se koronavirusi është i përhapur te popullata franceze katër herë më shumë se një muaj më parë. Castex tha se 21 zona janë ta klasifikuara tashmë si “zona të kuqe” – krahasuar me 19 që kanë qenë një ditë më parë. “Epidemia po fiton terren dhe tani është koha që të ndërhyjmë”, tha Castex në një konferencë për media në Paris. Edhe pse përhapja e koronavirusit është kryesisht midis të rinjve, pranimet në spitale gradualisht janë rritur në rreth 800 pacientë në një javë.
Castex tha se synim i autoriteteve është që të bëjnë gjiithçka “për të shmangur izolimin”. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë po i harton planet. Franca është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi. Ajo ka regjistruar mbi 291,000 të infektuar dhe mbi 30,000 viktima. Në aspektin global, koronavirusi ka prekur mbi 24 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 826,000 kanë humbur jetën dhe mbi 15.8 milionë janë shëruar.