Aktualisht, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu një ndër figurat më të njohura për kontributin e saj në Partinë Demokratike këtë të mërkurë ka reaguar në lidhje me largimin e saj nga partia. Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputete e PD-së, Majlinda Bregu, kërkesës së një ndjekësi të saj për t’u rikthyer në PD i ëstë përgjigjur: Nuk kam ikur që të kthehem, na përzunë. Duke “shënjestruar” kështu kupolën aktuale të Partisë Demokratike.
Komentuesi i është lutur duke i thënë “kthehu në PD se ata që janë më duken si kryetar koperative”. Sakaq, Majlinda Bregu i është përgjigjur: Unë skam ikur. Na përzunë! Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin dhe nga anëtarësia”. Po sot, gati një vit para zgjedhjeve, edhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli rezuzoi rikthimin në PD, pas propozimit të strukturave lokale të kësaj dege në Shkodër.