Kur do të të shohim në ekran? Kjo pyetje i bëhet më së shumti moderatores Jona Spahiu, dhe zë vendin e dytë në listën e pyetjeve që i bëjnë ndjekësit, pas “kur do ta bësh gocën”? Moderatorja ka treguar në një seri videosh në Instastory, arsyen përse i ka munguar ekranit gjithë këto kohë dhe nëse do ta shohim atë së shpejti në televizion.

Ajo tregoi se në një moment të caktuar të jetës së saj, televizioni nuk ishte prioritet ndaj edhe nuk ka qenë pjesë e tij, por kjo nuk do të thotë se Jona ka hequr dorë njëherë e mirë nga ekrani. “Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty isha mjaftueshëm për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale”.

Moderatorja zbuloi se shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit pasi nuk është momenti për të hequr dorë prej tij. “Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e dukë qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt”, u shpreh Jona.