Sul muesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka folur për finalen e Europa League në një intervistë të dhënë për kanalet e UEFA-s. “Të premten do të mund të arrijmë një objektiv tonin, domethënë të ngremë një trofe”, ka thënë argjentinasi. “Shpresojmë që ndeshja e fundit e sezonit të jetë një ndeshje e madhe”.
“Inter-i po rritet shumë si grup, po hedhim bazat për të arritur gjëra të mëdha. Për sa më takon, dua të provoj të fitoj trofeun tim parë me Inter-in, do të ishte shumë speciale. Është finalja ime e parë. Mund të jetë trofeu i parë i karrierës sime”. “Conte? Do ta falënderoj përgjithmonë sepse më ka telefonuar menjëherë kur ardhur tek Inter-i, ndërsa unë isha me pushime pas Kupës së Amerikës”.
“Është një trajner që ka shumë besim tek unë dhe që më ka ndihmuar shumë të rritem dhe të ndryshoj mentalitet, jo vetëm mua, por të gjithë grupin. Shpresojmë të vazhdojmë në këtë rrugë”.
“Çfarë Sevilla pres? Një kundërshtar të fortë. Sevilla ka luajtur shumë finale dhe kjo do të thotë se është një skuadër serioze që luan mirë. Gjithsesi, ne kemi një mundësi dh do të luajmë siç duhet”.