Negociatat mes BE-së dhe Britanisë së Madhe për marrëdhënien e tyre në të ardhmen, pas Brexit janë bllokuar nga fakti i qëndrimit jofleksibël dhe jorealist i Londrës, theksoi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian. “Negociatat nuk avancojnë për shkak të qëndrimit jofleksibël dhe jorealist të Britanisë së Madhe”, theksoi me keqardhje ministri gjatë një fjalimi para ambasadorëve të Francës në Europë dhe përkrah homologut gjerman, Heiko Maas.
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian hedhin poshtë në mënyrë të ndërsjellë përgjegjësitë për bllokimin e negociatave për marrëdhëniet e tyre në të ardhmen, që duhet të përfundojnë me një marrëveshje para 31 dhjetorit.