Skuadra angleze ka nisur bisedimet për të nënshkruar me talentin portugez të Barcelonës, Francisco Trincao nga Barcelona. Drejtuesit e klubit anglez tanimë kanë paraqitur një ofertë për një huazim për 20 vjeçarin me një detyrim për ta blerë atë për 50 milion euro, përcjellë KosovaPress.

Thuhet se palët janë në bisedime të avancuara, mirëpo deri tani ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare. Trincao nënshkroi një marrëveshje me Barçën, më pas u huazua tek Braga ndërsa tani është rikthyer në Camp Nou.