Christian Pulisic, Cesar Azpilicueta dhe Pedro do të mungojnë për Chelsean kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, pasi pësuan lëndime në humbjen e të kaltërve 2:1 kundër Arsenalit në finale të FA Cup të dielën. Kapiteni Azpilicueta e tërhoqi muskulin pesë minuta pasi shkaktoi penallti të cilën Pierre-Emerick Aubameyang e shndërroi në gol.
Dhe Pulisic, autori i golit të parë në finalen e Wembley, u detyrua ta braktisë fushën e lojës katër minuta brenda pjesës së dytë, pasi e tërhoqi muskulin derisa po vraponte përpara. Ndërsa Pedro e nxori krahun në fund të ndeshjes duke iu bashkuar Pulisicit dhe Azpilicuetas në listën e të lënduarve mbrëmjen e së dielës.
Trajneri Frank Lampard nuk do të mundë të llogarisë në asnjërin prej tyre të shtunën e ardhshme, kur Chelsea takohet me Bayernin për ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Chelsea e humbi ndeshjen e parë me rezultat të thellë 3:0 dhe do t’i duhet një mrekulli për të kaluar në çerekfinale.