Lionel Messi do të larg ohet nga Barcelona këtë verë dhe, sipas të gjitha mundësive, do t’i bashkohet gjiga ntit të Premierligës, Manchester City, sipas kandidatit për president të klubit katalonas, Toni Freixa. Ka pasur thashetheme se superylli argjentinas, i cili e tro nditi botën e futbollit kur e dorëzoi një shkresë largimi javën e kaluar, mund ta ndërrojë mendjen dhe të qëndrojë në Camp Nou nëse presidenti i tanishme Josep Maria Bartomeu jep do rëheqje, por sipas njërit prej njerëzve që po luf tojnë për këtë pozitë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Skuadra e Pep Guardiolës është duke i prirë garës për t’i siguruar shërbimet e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, i cili beson se e ka një klauzolë në marrëveshjen me klubin që ia mundëson të lar gohet falas, pavarësisht se kjo kundërshtohet nga Barça dhe La Liga. Manchester City përballet me konku rrencë nga Interi dhe Paris Saint-Germaini për shërbimet e tij. Messi nuk u paraqit të dielën për testin e PCR-së për koronavirus dhe as sot në stërvitjen e parë të klubit për sezonin e ri.
“Sic kam dëgjuar nga disa palë, vendimi të cilin e ka marrë lojtari është i pakthyeshëm sepse ka disa vite që e mendon. Unë besoj se nuk ka kthim mbrapa”, tha Freixa për Goal. “Messi është lojtar që është i etur për sukses maksimal. Ai i vetëm nuk mund ta arrijë suksesin maksimal, i duhet një ekip për këtë. Nuk e ka një ekip të tillë. Suksesi në Ligën e Kampionëve i ka munguar që prej tripletës më 2015. Kjo po e shqe tëson atë”, shtoi ai. Freixa nënvizoi: “Mendoj se ka mundësi të madhe që ai t’i bashkohet Man City. Me Pepin, Messi i përjetoi vitet më të shkëlqyera në Barcelonë. Është e logjikshme që të dy të punojnë së bashku sërish”.