“Gazetaret magjepsëse shqiptarë lanë padyshim përshtypjen më të fortë në stadiumin e Tiranës”, kështu nis artikulli i Kurir, që ende “mbetet” në Shqipëri dhe komenton çfarë ndodhi në përballjen mes Tiranës dhe Crvena Zvezda. Teksa mes rreshtat përmendet që gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, pa incidente, nuk mund të mos futet në mes fjala provokim. “Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret provokuese shqiptare, të cilat i vunë zjarrin stadiumit në Tiranë”, vijon artikulli, që nuk mbaron me kaq.
Teksa mes rreshtat përmendet që gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, pa incidente, nuk mund të mos futet në mes fjala provokim. “Pjesëmarrësit në ndeshje mund të provokoheshin vetëm nga gazetaret provokuese shqiptare, të cilat i vunë zjarrin stadiumit në Tiranë”, vijon artikulli, që nuk mbaron me kaq. “Gazetaret provokuese nga Shqipëria ndezën imagjinatën e djemve në fushë. Ndoshta ato janë arsyeja pse lojtarët e Zvezda dukeshin të hutuar gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Nëse po, i kuptojmë plotësisht ato”, mbyll “Kurir”.