Moderatorja Luana Vjollca së fundmi ka qenë në një drekë së bashku me motrën e saj Marina, e cila e ka filmuar atë duke ngrënë dhe pamjet i ka publikuar në rrjete sociale. Në videot e saj në Instastory, shihet Luana që i vendos shkopat e sushit në hundë dhe më pas merr një sushi e ngjyen tek salca dhe e ha. Një veprim aspak etik nga ana e këngëtares bukuroshe.
-Hë do hash hundën? – i thotë Marina. -Jo jo! – përgjigjet Luana teksa vazhdon e qetë të konsumojë drekën. “A e dini ju se Luana han shumë, dhe ta dini ju se ku i shkon shëndeti”, dëgjohet të thotë ajo në video.