Juve e do Suarezin për sezonin 2020/21. Luiz Suarez do të larg ohet nga Barcelona dhe mediat në Itali tashmë janë duke raportuar se ai është dëshira e madhe e trajnerit, Andrea Pirlo. GOAL mëson nga burime të sigurta që një lëvizje e tillë mund të realizohet, Suarez te Juve mund të luajë me Cristiano Ronaldon, riva lin e shokut më të mirë, Lionel Messi.

Pirlo është ë kërkim të një su lmuesi dhe tani për tani, opsioni më i mirë është Luios Suarez, pasi Roma vazhdon të insistojë që ta mbajë Edin Dzekon, një tjetër dëshirë e Pirlos. Humbja 8-2 nga Bayerni në Champions League ka lëkundur Barcelonën që dëshiron të bëjë shumë ndryshime dhe Suarez është në listën e largimit, derisa Lionel Messi ka kërkuar gjithashtu që të largohet nga klubi ku ka fituar gjithçka.