Nga Spartak Ngjela

Çfarë po vihet re në Bjellorusi? Aty po konstatohet një ngjashmëri e pasionit kokëngjeshës të presidentit aktual të Bjellorusisë, Lukashenko, me Sali Berishën, presidentit të Shqipërisë në vitin 1997.

Është krejt e njëjta gjë.

Sot shohim se akti politik i Lukashenkos, që nuk pranon frymën e përgjithshme opozitare kundër manipulimit të zgjedhjeve, me pasion dhe arbitrarizëm, ka ngjashmëri të plotë me mënyrën sesi vepronte Berisha kundër popullit të vet në vitin 1997.

Shqiptarët, të ngritur në revoltë kundër tij – kundër zgjedhjeve të manipuluara prej tij në vititn 1996, dhe në krizën financiare të vitit 1997.

Është e njëjta psi kikë tira nike.

Jam i bindur që çështja e revoltave në Bjellorusi, të filluara kundër presidentit Lukashenko, do të degradojë njëlloj si ajo gjendje që shpërtheu në Shqipërinë e vitit 1997.

Uroj të mos shkojë deri aty…