Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Ai në një postim në Facebook ka uruar partnerët e koalicionit qeverisës në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
“Shqiptarët janë faktorë të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”, shkruan Thaçi.
LSDM dhe BDI arritën marrëveshje koalicioni për Qeverinë e re që do të udhëhiqet nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, me mandat 4-vjeçar. Zaev paralajmëroi se do të shfuqizohet Qeveria e Përzhinos dhe se në vend të saj në 100 ditët e fundit Qeverinë do ta udhëheqë një kryeministër tjetër i propozuar nga BDI-ja.