Nuk duhet shumë për të mërzitur shenjat e mëposhtme të horoskopit. Janë nevrike dhe mund të kthejnë përmbys gjithçka gjejnë përpara kur dikush i ngacmon, edhe për diçka të vogël , që të tjerët as nuk do ishin shqetësuar. Por ashtu siç nxehen për pak minuta, po njësoj qetësohen. Pra ndizen dhe zjarri i inatit u shuhet sikur të ishte një shkrepëse. Ja për cilat shenja e kemi fjalën.

Demi nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tij, saj ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty do u rri mendja gjithë kohën. Kur një Dem nuk i ka bërë orët e plota të gjumit gjiashtu nxehet shumë lehtë.

Virgjëreshën e nxeh dhe zhurma e përtypjes së çamçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë. Pra Virgjëresha nxehet me çdo gjë. Ata nuk durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se ta dhe pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur. Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.

Akrepi ështëshenja që nuk duron dot injorancën. Të qenët i paditur do e nxehë këtë shenjë dhe nëse ju nuk bëni asgjë. Akrepi urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë por do i bëjë që të “shpërthejnë”. Nuk i durojnë dot as shakatë pa kripë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me këtë shenjë, sepse i marrin gjërat shumë seriozisht dhe nuk kanë sens humori.