Flori Mumajesi ka thyer heshtjen më në fund në ditën e tij të lindjes!
Kantautori festoi dje 38-vjetorin dhe pavarësisht urimeve të mëdha që mori publikisht nga miq e të afërm, Flori nuk pati asnjë reagim, të paktën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqet kokulur, për të treguar se dita e djeshme shërbeu si një ditë reflektimi për ata që e duan vërtet, dhe të tjerët që e urojnë për ditëlindje por e shkelin çdo ditë të jetës. Flori nuk jep emra, por shprehet se këta njerëz janë munduar të faturojnë kosto të mëdha në kurrizin e tij çdo ditë të jetës.
“Nuk kam pasur kurrë pritshmëri të mëdha për urime apo surpriza për ditëlindjen time… Kurrë. Por ja që vit pas viti janë munduar të më lumturojnë për ditëlindje, e më pas të më shkelin çdo ditë të jetës. Janë munduar të më surprizojnë për ditëlindje duke më faturuar kosto të mëdha për atë ditë në kurrizin tim çdo ditë të jetës!”, shkruan Flori.
Më pas në një postim të dytë ai ka falenderuar miqtë e tij që e uruan me gjithë zemër dhe e kujtuan ditën e lindjes. Këtyre personave Flori ju shpreh falenderime dhe dashuri:
“Ju do Flori. Faleminderit të gjithë atyre që me zemër nga zemra me kujtuan dhe më uruan”, shkruan ai.
Nuk e dimë se me kë, ku dhe si e kaloi ai 38-vjetorin, por jemi tepër kuriozë.