Dua Lipa prej mëse një viti po shijon një romancë me Anwar Hadid, 4 vite më i vogël. Megjithatë, nuk thonë kot se “dashuria nuk njeh moshë” dhe ata janë kthyer në çiftin më të dashur të botës rozë, që gjithmonë tërheqin vëmendje me daljet e tyre publike.

Sakaq, prej disa javësh ata janë zhvendosur në SHBA, pranë nënës dhe motrave të Anwar, pasi kaluan karantinën në Britaninë e Madhe dhe disa ditë pushimi në St.Lucia. Dua ka shpërndarë një foto tejet romantike në Instastory, ku shihen në shtrat së bashku me qenin e tyre të ri (Lexo këtu), duke na falur një pranoramë kaq të ngohtë.

Mirëpo, ajo që na tërhoqi më së shumti vëmendje është ky shikim kaq i ngrohtë që Anwar i ka falur Duas. Lart e poshtë thuhet se ata do sjellin shumë shpejt një këngë së bashku, por nuk ka ende asnjë konfirmim prej dyshes.