Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se Gjermania dhe Bashkimi Europian do të vazhdojnë dialogun me Kinën dhe të jenë një shembull për multilaterizmin. “Shikoj që ne kemi shumë mundësi për të punuar shumë ngushtë së bashku në fushën e mbrojtjes së klimës”, theksoi Merkel në një konferencë shtypi që mban çdo vit pas pushimeve verore.

“Palët do të bëjnë përparime të mëtejshme në Marrëveshjen gjithëpërfshirëse të Investimeve BE-Kinë, arritur pas disa vitesh negociata”, shtoi ajo. Gjermania mban aktualisht presidencën e radhës së Këshillit të BE-së. Merkel kishte deklaruar më parë se Kina duhet të jetë një fokus kryesor i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian gjatë kësaj periudhe.

Kancelarja gjermane deklaroi gjithashtu gjatë konferencës për shtyp se BE do të riforconte bashkëpunimin e saj me Kinën në vendet e treta, si bashkëpunimi mes dy palëve në vendet afrikane. Merkel deklaroi se Bashkimi Europian dhe Kina do të vazhdojnë të mbajnë dialogun për për çështje mbi të cilat ato kanë mendime të ndryshme. “Ne dëshirojmë të vazhdojmë dialogun dhe të japim shembullin e multilaterizmit me kushtet të drejta”, deklaroi ajo.