Koronavirusi është bërë pjesë e përditshmërisë në të gjithë globin e sigurisht që do të bëhet pjesë e përditshmërisë edhe në sportin e futbollit dhe rregulloret e tij. Premier Liga ka vendosur zyrtarisht në kodin e drejtësisë sportive për sezonin e ri, me qëllim për të mbrojtur sa më shumë shëndetin e lojtarëve. Nga sezoni i ardhshëm me karton të kuq do të ndëshkohet një ndërhyrje e dhunshme, të ndalësh me dorë topin që po shkon drejt rrjetës si dhe shtohet… kollitja. Nëse një lojtar do të kollitet në fytyrë me dashje para një kundërshtari, atëherë ai do të ndëshkohet me karton të kuq.

Sigurisht, kartoni i kuq do të tregohet vetëm atëherë kur të ekzistojë bindja e plotë që gjithçka ishte bërë me qëllim, por do të jetë një mënyrë për të mbrojtur futbollistët dhe shëndetim e tyre, pasi tashmë koronavirusi është më i rrezikshëm se një ndërhyrje e rëndë.

Par lojtarin e ndëshkuar nuk do të ketë vetëm dënim sportiv, por edhe përgjegjësi penale. Nëse një lojtar do të kollitet me dashje para një kundërshtari, atëherë ai do të përballet me një gjykatë civile, pasi ka vënë në rrezik seiroz shëndetin e kundërshtarit dhe familjarëve të tij. Rregullat e ashpra, shumë shpejt pritet të kthehen në normale, në të gjithë botën, me fillimin e edicionit të ri.