Luana Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan edhe foto me ndjekësit e saj nga jeta e përditshme. Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto me bikini portokalli nga plazhi, ku dukej vërtetë shumë seksi, por ndjekësit e kanë akuzuar për photoshop.

Detajet që kanë tërhequr vëmendjen e fansave janë gota e tejzgjatur, si edhe dërrasa e cila ka marrë formën e të pasmeve të Luanës. Sakaq, një komentuese shkruan se edhe perdet janë deformuar nga photoshopi, koment ky që i ka rënë në sy edhe moderatores.

‘Msoj icik photoshop-in ksaj, se i ka ik perdja mbrapa vitheve me val’, shkrua një komentuese. Ndërsa Luana ja ka kthyer: Po perdja nga ana tjetër pse ka ik mi zemër? Ndoshta era apo jo jo photoshopiii pupupu ca bën dhe kjo la nam.