Sipas Corriere della Sera-s, Leo Messi mund të largohet nga Barcelonë këtë verë.

Duke përjashtuar një transferim të tijin te një ekip tjetër spanjoll, në Francë (kampionat i një niveli jo të lartë), në Gjermani (e papërshtatshme për të), në Angli (probleme gjuhe), mbetet vetëm Milano që Messi e njeh shumë mirë.

Argjentinasi duket se do ta marrë vendimin pas Champions League. Inter pret, më shumë se kaq nuk mund të bëjë për momentin.