Një mësuese shtatzënë ka vde kur nga koronavirusi pasi u infektua në festën surprizë të bebes që i organizuan miqtë, por doktorët heroikë arritën të shpëtojnë beben e saj. 31 vjeçarja Camila Graciano ishte tetë muaj shtatzënë kur u infektuar në festën surprizë në qytetin brazilian të Anapolis. Disa ditë më vonë ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe doktorët e detyruan të niste lindjen. Ata arritën të shpëtojnë fëmijën por zonja Graciano ndërroi jetë.
Familja e saj e dinte se shtatzania ishte rrez ik për infektim nga pandemia dhe ishin kujdesur shumë që 31-vjecarja të mos dilte nga shtëpia. Por vëllai i saj Daniel Helio Ambrosio tha për rrjetin vendas Globo, se kolegët e saj të punës organizuan një festë surprizë për beben në javët e fundit të shtatzanisë së saj, siç është traditë në shumë vende kristiane. Një nga të ftuarit ishte pozitiv me koronavirus por asokohe asimptomatik dhe nuk ishte në dijeni.
Graciano u dërgua në spital tre ditë pas festës. Familjarët me vështirësi gjetën një krevat për të pasi reparti i kujdesit intensiv ishte i mbushur. Ajo u shtrua në repartin e maternitetit për shtatzanitë e rre zikshme. Doktorët u detyruan të nisnin lindjen e fëmijës së parakohshëm, i cili mbijetoi megjithë humbjen e nënës. Megjithë gjendjen e rëndë të zonjës Graciano familja kishte shpresuar se do të rekuperohej pasi kishte shfaqur shenja përmirësimi. Zoti Ambrosio tha: “Menjëherë pas lindjes ajo tregoi shenja përmirësimi. Doktorët na thanë të kemi besim, por ajo v diq një ditë më vonë. Sipas shifrave të fundit të Johns Hopkins University, Brazili ka shënuar 3,669,995 raste me COVID-19 dhe 116,580 vd ekje të lidhura me të.